Sun, Oct 5, 2025

Sezoni i ri i “Portokalli”, dedikimi që Luizi ka për Kiarën

  • PublishedOctober 5, 2025

Sezoni i ri i “Portokalli”, dedikimi që Luizi ka për Kiarën

Luiz Ejlli ka ndarë një postim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale. Në Instastory, këngëtari ka publikuar një foto të bashkëshortes së tij, Kiarës, e cila shfaqet mahnitëse me një fustan elegant ngjyrë ari, të stolisur me detaje vezulluese që nxjerrin në pah hijeshinë dhe bukurinë e saj.

Por ajo që e bëri postimin edhe më të veçantë ishte përshkrimi që Luizi zgjodhi të vendosë mbi foto:

“Edhe se është kohë e keqe, furtunë dhe shi, prap falë teje TV rri xham.”

Ky dedikim publik, vjen pasi sonte Kiara nis sezonin e ri të “Portokallisë”, në moderim si dhe herë pas here e kemi parë edhe në sketche të ndryshme.

Edhe pse prej kohësh janë në qendër të vëmendjes, Luizi dhe Kiara vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të ngrohtë, shpesh duke e shprehur dashurinë për njëri-tjetrin në mënyrë të thjeshtë, por me shumë domethënie. Dashuria e tyre ka sjellë në jetë një vajzë, Luna, e cila dita ditës rritet me dashurinë e prindërve por dhe të publikut që kaq shumë e do.

Luizi vijon projektet e tij muzikore dhe koncertet, ndërsa Kiara është e fokusuar te show “Portokalli”. Mirëpo çifti ka premtuar se së shpejti do të publikojnë edhe një film ku protagonistë do të jenë të dy.