Sun, Oct 5, 2025

VIDEO/ Burnley pëson disfatë, në Birmingham minuta edhe për Brojën

  • PublishedOctober 5, 2025

VIDEO/ Burnley pëson disfatë, në Birmingham minuta edhe për Brojën

Burnley pësoi disfatë 2-1 ndaj Aston Villas, në kuadër të sfidës së Premier League.

Te Burnley, Armando Broja u aktivizua për diçka më shumë se 30 minuta, por pa mundur dot që të lërë gjurmë.

Në Birmingham, paraqitja e Brojës u vlerësua me notën 6.0. Sulmuesi i Kombëtares nuk është takuar ende me golin te skuadra e re, ekip në të cilin u trasferua në verë.

Në takimet e tjera në kampionatin anglez, Newcastle fitoi 2-0 ndaj Nottingham, ndërsa Wolves-Brighton përfundoi 1-1.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net