Sun, Oct 5, 2025

VIDEO/ Messi “rrëmben skenën” në MLS, dhuron 3 assiste

  • PublishedOctober 5, 2025

VIDEO/ Messi “rrëmben skenën” në MLS, dhuron 3 assiste

Inter Miami ia doli që të fitojë 4-1 ndaj New England Revolution, në ndeshjen e MLS.

Protagonist në këtë takim ishte Lionel Messi, i cili ndihmoi në maksimum skuadrën për marrjen e 3 pikëve.

Messi dhuroi jo pak, por 3 asiste. Ai shërbeu dy herë për Jordi Alban, ndërsa te goli i Allendes ishte maestral me një top të bukur. Inter Miami renditet në vendin e 3-të me 59 pikë.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net