Albina Kelmendi bën rrëfimin e papritur: Kam kaluar një operacion në gji
Artistja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një histori personale që ka prekur shumë nga ndjekësit e saj. E ftuar në emisionin Prive nga Liberta Spahiu, këngëtarja ka treguar një moment të vështirë që përjetoi vitin e kaluar, një përballje me shëndetin që ndryshoi mënyrën se si e sheh jetën.
Në një rrëfim, Albina ka bërë të ditur se iu desh të kalonte nëpër një ndërhyrje kirurgjikale në gji, një proces që, për fat të mirë, përfundoi me lajme të mira nga mjekët.
“Ne shpesh i kushtojmë rëndësi vetëm karrierës dhe angazhimeve të përditshme, por harrojmë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Për fat të mirë, analizat dolën mirë dhe nuk kishte asgjë serioze, por operacioni ishte i nevojshëm,” – u shpreh ajo.
Kjo përvojë, siç thotë vetë artistja, i shërbeu si një ‘zgjim’ i madh.
“E kuptova që nuk mund të jap asgjë tek të tjerët nëse nuk kujdesem më parë për veten. Sot i bëj rregullisht të gjitha analizat dhe kontrollat. Mësova të mos e shtyj më kujdesin për shëndetin tim,” – shtoi ajo.
Ky rrëfim i Albinës ka rezonuar me shumë njerëz, sidomos gra e vajza që shpesh vendosin veten në fund të listës. Me sinqeritetin dhe guximin për të folur hapur, ajo përcolli një mesazh të rëndësishëm: Kujdesi për shëndetin nuk është luks, është domosdoshmëri.