Fri, Nov 21, 2025

Bayern e Kane nuk dinë të ndalen, së shpejti vjen dhe rinovimi?

Bayern e Kane nuk dinë të ndalen, së shpejti vjen dhe rinovimi?
  • PublishedOctober 6, 2025

Bayern dhe Harry Kane nuk dinë të ndalen, një binom fitues që po dominon totalisht këtë edicion në Bundesligë. Ndaj Frankfurt, Bayern siguroi fitoren e 6-të në 6 ndeshje në këtë fillim sezoni, 18 pikë të plota, plus 4 nga Dortmund. Njeri i ndeshjes në këtë sfidë ishte Luis Diaz, autor i një “dopietë”, por nuk mungoi në apel as Harry Kane, me “bomberin” anglez që realizoi golin e tij të 11 në 6 ndeshje, plus 3 aisste.

Forma fantastike e Harry Kane bën që për kapitenin e përfaqësues angleze të flitet pafund, por Drejtori Sportiv i Bayern Munich shprehet i bindur se Kane jo vetëm që nuk do të largohet, por do të qëndrojë edhe për shumë vite në Mynih:

“Mendoj se po shohim versionin më të mirë të Harry Kane. Ai është një lojtar perfekt për ne, gjithashtu Kane ndihet shumë mirë në Mynih, po ashtu edhe familja e tij. Për këtë arsye ne shpresojmë që ai do të qëndrojë me ne për shumë vite. Kontrata që i përfundon në 2027? Është ende herët të flasësh për detaje, por jam i bindur se të dy palët mund të arrijnë lehtësisht akordin për një kontratë të re”, u shpreh Drejtori Sportiv i Bayern, Christoph Freund.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net