Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë
Pas një mungese prej pesë muajsh për shkak të një dëmtimi në shpinë, Qëndrim Ismajli ka treguar se është rikthyer në formë të shkëlqyer. Me vetëm katër ditë stërvitje ekipore, mesfushori bardheblu asistoi në prekjen e parë dhe kontribuoi drejtpërdrejt në fitoren e thellë të Tiranës ndaj Partizanit me rezultatin 0-3, në derbin më të madh shqiptar.
Ky moment ka qenë një dëshmi e qartë e vendosmërisë dhe profesionalizmit të Ismajlit, i cili, pavarësisht mungesës së gjatë, ka arritur të rikuperojë formën dhe të japë kontribut të menjëhershëm për skuadrën.
DËMTIMET – Bardheblutë kanë përfituar tani disa ditë pushim për të rigjetur energjitë dhe për të përgatitur fazën e ardhshme të kampionatit. Megjithatë, sfida kryesore mbetet rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar. Lojtari Kleandro Lleshi, i cili pësoi një dëmtim gjatë derbit, pritet të rikuperohet gjatë kësaj periudhe pushimi. Po ashtu, trajneri mund të shfrytëzojë pauzën për t’u rikthyer edhe Alfred Mensah, Ermal Meta dhe Aldi Gjumsi dhe ndonjë tjetër që ka munguar për shkak të problemeve fizike.
Këta lojtarë do të jenë të rëndësishëm për të forcuar mesfushën dhe sulmin, duke i dhënë skuadrës më shumë mundësi taktike dhe variacion në lojë. Derbi i fundit ka treguar se Tirana nuk është vetëm një skuadër që di të fitojë, por edhe një ekip që di të bashkohet dhe të luftojë deri në fund për objektivat e sezonit. Fitorja ndaj Partizanit ka rritur moralin e skuadrës dhe ka treguar se edhe lojtarët që rikthehen nga dëmtimet mund të kenë ndikim të menjëhershëm.
Ky sukses është një sinjal i qartë për të gjithë rivalët se Tirana mbetet një pretendent seriozë, ndoshta për vendet e para në kampionat. Pauza që vjen duket të jetë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe stafit teknik që të rikuperojnë lojtarët kyç, të analizojnë performancat dhe të përgatiten për sfidat e radhës me një skuadër sa më të fortë dhe të plotë. Fansat bardheblu mund të ndihen optimistë për vazhdimësinë e sezonit, duke parë se Tirana është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e saj.
© BalkanWeb