Mon, Oct 6, 2025

“Na duhej një futbollist me përvojë”, trajneri i Belgjikës rikthen në kombëtare lojtarin

  • PublishedOctober 6, 2025

“Na duhej një futbollist me përvojë”, trajneri i Belgjikës rikthen në kombëtare lojtarin

Për herë të parë që nga kampionati europian, te Belgjika është grumbulluar mesfushori Axel Witsel. Në konferencë, trajneri i belgëve, Rudi Garcia u shpreh se e ftoi Witsel pasi i duhej një futbollist me përvojë.

“Axel po luan shumë minuta përsëri te Girona dhe është një lider. Ai mund t’i udhëheqë lojtarët e rinj.

Me Tielemans dhe Lukaku jashtë, kisha nevojë për një lojtar tjetër me përvojë. Ai duhet t’i udhëheqë lojtarët e rinj së bashku me Kevin De Bruyne, Thibaut Courtois dhe Thomas Meunier”- tha ai.  Belgjika luan ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Wales në tetor.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net