Së shpejti do martohen? Fjolla Morina merr surprizën e madhe nga partneri
Pa bërë zhurmë dhe pa dhënë deklarata publike, Fjolla Morina duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj, një kapitull dashurie. Edhe pse nuk ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë për marrëdhënien e saj të re, gjithçka që ka ndarë me ndjekësit flet më shumë se fjalët.
Në rrjetet sociale, këngëtarja është shfaqur më e qetë, më e buzëqeshur dhe dukshëm e përmbushur emocionalisht. Një nga momentet që ka tërhequr vëmendjen së fundmi ishte një video në Snapchat, ku Fjolla ndan me fansat një surprizë romantike: një dhomë e mbushur plot me trëndafila të kuq, të vendosur me kujdes në çdo cep, duke krijuar një skenë që nuk ka nevojë për shpjegime.
Dashuria, mesa duket, është rikthyer në jetën e saj në mënyrën më të bukur të mundshme qetësisht, me shumë ndjenjë dhe me elegancë. Prej disa muajsh, ajo ka reflektuar një energji ndryshe, larg tensioneve të së kaluarës dhe më pranë vetes. Ajo po jeton në ritmin e saj, duke e lejuar dashurinë ta shoqërojë pa zhurmë.
Edhe pse nuk e dimë ende se kush është ai që i ka mbushur dhomën me lule, një gjë është e qartë: Fjolla është mirë.
Ajo që vihet re është se pas tyre, lexohet shkrimi “Bride to be”, çka na bën të dyshojmë se Fjolla mund të jetë drejt hapit të madh të finalizimit të dashurisë në martesë. Epo, s’na mbetet gjë tjetër, veçse ta urojmë!