Fitorja detyrim, por bastet nuk besojnë te Shqipëria, Serbia shihet favorite
Përtej dëshirës së madhe, objektivit për të dalë me 3 pikë nga Serbia, ëndrra e çdo tifozi kuqezi, kjo transfertë nuk është aspak e lehtë. Në letër, Shqipëria nuk udhëton me stofin e një ekipi favorit në Leskovac, kjo për disa arsye. Trajneri Stojkovic ka në dispozicion një grup më cilësorë, kjo shihet qartë edhe nëse i referohemi “Transfermarkt”, faqes së specializuar për statistikat, ku vlera totale e përfaqësueses serbe është afro 250 milionë euro, ndërsa Shqipëria vlerësohet me 107, afro dyfish diferencë.
Sigurisht, ky është vetëm një tregues, pasi në fushë shpesh zemra dhe dëshira peshon më shumë. Kjo është një ndeshje që Serbia dhe Shqipëria kërkojnë ta fitojnë me çdo kusht. Serbia kërkon të kap vendin e dytë, ndërsa për kuqezi është e vetmja formë për të qëndruar realisht në garë. Edhe sipas kompanive të basteve, Shqipëria nuk shkon si favorite në Leskovac, ku një sukses i mundshëm i djemve të Sylvinho-s vlerësohet me koeficientin 5,50. Ndërkohë, një fitore e mundshme e Serbisë vlerësohet me koeficientin 1,73.
Në të kaluarën dy ekipet përfaqësuese janë përballur 3 herë ndërmjet tyre, me Shqipërinë që ka marrë një fitore në tavolinë 10 vite më parë, ndërsa Serbia na rikthehu reston në Elbasan Arena. Ndërkohë përballja e fundit në “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola.
© BalkanWeb