“Jam burri i ëndrrave të tua…”/ Mjeku psikiatër e përndoqi prej kohësh, Albana Bejko publikon mesazhet
Moderatorja shqiptare, Albana Bejko, ka zbuluar të vërtetën rreth përndjekjes që mjeku psikiatër Behar Kamberi i ka bërë për një kohë të gjatë. Ajo ka treguar të gjithë zanafillën e takimit me shqiptarin nga Kosova, e më pas kontaktin që ky i fundit i ka bërë në platforma të ndryshme sociale, përfshirë numrin personal.
“Unë kam qenë në një restorant. Më ka kërkuar të bëjë një foto me mua, e kam bërë me shumë dashamirësi. Që nga ai moment e pash një lloj tendence për t;u afruar, por ia lash faktit që jemi personazh publikë. Kam marrë mesazhe edhe në numrin tim personal. Kam marrë telefonata, duke mos e ditur me kë kam të bëj, i kam kërkuar të më lërë të qetë sepse nuk kam pasur asnjë interes. Kam pasur mesazhe opsesive, deluzionale, që sipas tij pretendohet. Që pas fotos ai e kishte projektuar jetën. Që prej 2020, kisha marrë mesazhe nga ky person. Por takimi për së afërmi mendoj që e kanë bërë të ketë më pas reagime. Nuk kam marrë asnjë dhuratë nga ai, ndryshe nga sa është folur. Duke parë që qëllimi është i sëmurë, nuk do pranoja asnjë dhuratë. Kam qenë e frikësuar, kam ndryshuar stilin e jetesës. Kam pasur debat në prokurori për këtë pjesë. Kam marrë mesazhe, që janë agresive, jo nga përmbajtja, por kur them jo 1,2,3 herë, i kam thënë që nëse më bezdis do të të denoncoj në polici”, tha Albana Bejko ne ‘Goca dhe Gra’.
Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.
“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.