Jenna Ortega: Populli palestinez janë heronjtë e mi
Aktorja amerikane Jenna Ortega ka shprehur publikisht admirimin e saj të thellë për popullin palestinez, duke i cilësuar si “heronjtë e saj” për guximin dhe këmbënguljen që tregojnë përballë vështirësive dhe injorimit ndërkombëtar.
Në një intervistë për revistën franceze Gala, Ortega u pyet se kush ishte heroi i saj në ditët e sotme. Pas përmendjes së nënës së saj si frymëzim personal, ajo theksoi lidhjen e saj emocionale me kauzën palestineze:
“I dua njerëzit e Palestinës dhe mënyrën se si ata vazhdojnë ta përdorin zërin e tyre, pavarësisht se sa shumë bota i injoron ata. Për mua, ata janë heronj.”
Ajo shtoi se ndjen përgjegjësi për të ngritur zërin dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kauzën e tyre.
Mbështetja e Ortegas për popullin palestinez nuk është e re. Në vitin 2023, aktorja u përfshi në lajme pas largimit të saj nga filmi “Scream 7”, menjëherë pasi kolegia e saj, Melissa Barrera, u shkarkua për postimet pro-Palestinës. Edhe pse u raportua se arsyeja zyrtare ishte angazhimi i saj me serialin “Wednesday”, shumë media e panë vendimin si një akt solidariteti dhe proteste.Deklaratat e Jenna Ortega-s kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke rihapur debatin mbi zërin e figurave publike në çështje ndërkombëtare.