Tue, Oct 7, 2025

Ndahen Sara Gjordeni dhe Bardhi?

  • PublishedOctober 7, 2025

Ndahen Sara Gjordeni dhe Bardhi?

Postimi i fundit i Sara Gjordenit, u mor në rrjet sikur kishte ndodhur ndarje mes saj dhe Bardhit.

Në një Instastory të publikuar nga vetë Bardhi, ai shihet i lumtur përkrah partneres së tij, Sarës, duke shoqëruar foton me një zemër dhe simbolin kundër syrin të keq.  Pak më herët, Sara reagoi përmes një postimi të gjatë, ku sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndarje. Ajo theksoi se për të, familja është “gjëja më e shenjtë në botë” dhe se pushimi i saj nga rrjetet sociale erdhi për shkak të ngarkesës së madhe dhe një periudhe të lehtë pas lindjes.

Postimi i saj:

“Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim te fundit.
Për mua familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë.
Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë.
Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!

Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.

Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur që nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale.
Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare.

Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht.

Sara pranoi se po kalon një periudhë të lodhshme si nënë e re, por theksoi se çdo gjë kalon nëse i jep vetes forcë.

Ky reagim, i shoqëruar me postimin e Bardhit, duket se mbyll njëherë e mirë zërat për ndarje dhe tregon se çifti vazhdon të jetë bashkë dhe i lumtur.