Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo
Rozana Radi ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” një histori të rëndë që i ka ndodhur, teksa një person kishte nisur ta përndiqte intensivisht. Ajo tha se pasi e kishte denoncuar për herë të parë, ai ishte dënuar me 1 vit burg, por sapo ka dalë nga burgu, ai ka nisur sërish ta përndiqte. Kjo solli që këngëtarja të bënte një tjetër denoncim, dhe personi ka përfunduar sërish në burg.
“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë spray, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste. Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. Falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi.
Djali 28-vjeçar nga Tirana, i cili u dënua me burg për përndjekjen e Rozana Radit nuk ka mundur dot të shijojë lirinë. Ai është ‘fiksuar’ me juristen e burgut 313 gjatë qëndrimit në izolim dhe një vit pasi doli nga institucioni i vuajtjes së dënimit, përfundoi sërish aty.