Serbia fillon përgatitjet për Shqipërinë, disa ndryshime në përfaqësuese
Serbia ka filluar zyrtarisht përgatitjet, në kuadër të ndeshjeve me Shqipërinë me 10 tetor dhe ndaj Andorrës, 4 ditë më pas.
Në qendrën stërvitore Stara Pazova, trajneri Stojkovic u njoh me gjendjen e lojtarëve, për këto takime të rëndësishme.
Vanja Dragojevic, Ognjen Ugresic e Vasilije Kostov janë talentet e rinj që janë bashkuar me grupin. Rikthehet pas disa vitesh sulmuesi Lazar Randelovic.
Sa i takon mungesave, në dispozicion për këto takime nuk janë Saša Lukić, Ivan Ilić, Kosta Nedeljković, Gudelj dhe Vanja Milinković.
© BalkanWeb