Wed, Oct 8, 2025

Bellingham, një “patate e nxehtë” në Madrid, Rodrygo zbulon të ardhmen

  • PublishedOctober 8, 2025

Bellingham, një “patate e nxehtë” në Madrid, Rodrygo zbulon të ardhmen

Në Madrid, sapo u shua çështja Vinicius jr, Xabi Alonso duhet të bëjë llogaritë me një tjetër “patate të nxehtë”, Jude Bellingham. Mesfushori u rikthye në fushë për herë të parë më 20 shtator ndaj Espanyol, pas një ndërhyrje në shpatull, por që nga ajo ditë, Bellingham ka qenë jashtë formës dhe emrit që përfaqëson.

Sigurisht, dëmtimi i tij nuk ishte i lehtë, por Alonson dhe stafin e tij e shqetësojnë jo pak numrat dhe paraqitjet e Jude. Alonso është përpjekur këtë periudhë t’i jap minutat e mjaftueshme për të mos e sforcuar, por sinjale pozitive kanë qenë me “pikatore”. Në të vetëm ndeshje që Bellingham u aktivizua titullar, Reali pësoi një humbje të rëndë në derbi përballë Atletico Madrid.

Tani Alonso shpreson që kjo pauzë dy javore t’i jap mundësinë Bellingham të rikthehet në kushte optimale: “Me dy javë stërvitje, pa përfaqësuesen, do të jetë më mirë dhe do të rikuperojë kohën e humbur gjatë fazës përgatitore”, u shpreh Alonso.

Ndërkohë, sinjale të forta në lidhje me të ardhmen ka dhënë Rodrygo, i lakuar shpesh këtë periudhë për një largim të mundshëm nga Madridi: “Oferta ka pasur gjithnjë, por në çdo rast ia kam bërë të qartë se dëshirojë të qëndroj këtu, të rritem në Madrid. Për sa kohë Reali më dëshiron, unë do të jem këtu. Nëse një ditë do të më thonë se nuk bëj pjesë në planet e tyre, do ta pranoj, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur”, u shpreh Rodrygo në një intervistë për AS.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net