Wed, Oct 8, 2025

Dy ish-partnerët e Orlando Bloom: Ne kemi respekt dhe dashuri për njëra-tjetrën

  • PublishedOctober 8, 2025

Dy ish-partnerët e Orlando Bloom: Ne kemi respekt dhe dashuri për njëra-tjetrën

Miranda Kerr dhe Katy Perry dëshmojnë se miqësia dhe respekti mund të bashkëjetojnë me prindërimin në plan të parë, pavarësisht se ndajnë të njëjtin ish-partner.

Në një paraqitje në Today With Jenna & Friends modelja australiane foli hapur për miqësinë e saj të gjatë me yllin e popit dhe se si po e përballojnë bashkëprindërimin. “Të kesh dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin është shumë e rëndësishme. Ne të gjithë jemi njerëz dhe gjëja më e rëndësishme është t’i vendosim fëmijët në radhë të parë, atë që ata kanë më shumë nevojë dhe si do t’i bëjmë të gjithë të ndihen të pranuar dhe të dashur. Në fund të ditës, ne të gjithë jemi njerëz dhe të gjithë përpiqemi të jemi versionet më të mira të vetes. Pse të mos jemi një shembull i mirë për fëmijët tanë? “

Miranda Kerr ishte e martuar me Orlando Bloom nga viti 2010 deri në vitin 2013. Gjatë kësaj kohe, djali i tyre, Flynn Christopher, lindi në vitin 2011. Më vonë ajo u martua me Evan Spiegel, me të cilin ka tre fëmijë: Hart (7), Myles (6) dhe Pierre (19 muajsh).

Sa i përket Katy Perry-t dhe aktorit të filmit “Lord of the Rings”, ata ishin bashkë për nëntë vjet, por i dhanë fund fejesës qershorin e kaluar. Katy Perry dhe Orlando Bloom janë prindër të vajzës 5-vjeçare Daisy Dove.

Marrëdhënia midis dy grave duket se funksionon në harmoni për vite me radhë, me të dyja që shpesh shprehin admirim për njëra-tjetrën. Kerr kishte komentuar se marrëdhënia e saj me Bloom është pothuajse si ajo e dy motrave:

“Shkojmë me pushime bashkë. Festojmë të gjitha momentet e mëdha së bashku. E dua. Mendoj se mund të them se e dua më shumë se babain e Flynn-it. Tani e shoh si vëlla. Dhe shumicën e kohës, si një vëlla bezdisës. Katy më ndihmon të merrem me të.”

Para përfundimit të intervistës, modelja kujtoi takimin e saj të parë me Katy Perry-n: “Kur Orlando filloi të dilte me Katy-n, mbaj mend që ai më ftoi në shtëpinë e tij dhe ajo ishte atje, dhe ne u lidhëm menjëherë. E pashë si ishte me Flynn-in. Shumë e gjallë, nuk përpiqej të ishte nëna e tij. Ajo ishte thjesht miqësore dhe argëtuese, dhe kjo është e gjitha që mund të kërkosh. U ulëm pranë pishinës në shtëpinë e tij në Malibu dhe pastaj shkuam në një festë të vogël sipër. Ne kaluam kohë të gjithë së bashku. Ishte shumë mirë!”