Pedro Pascal mbështet motrën e tij transgjinore Lux në sfilatën e Chanel në Paris
Aktori i njohur, Pedro Pascal, ka treguar edhe një herë mbështetje të pakushtëzuar për motrën e tij më të vogël, Lux, e cila mori pjesë në sfilatën e Chanel për koleksionin “Pranverë/Verë 2026” gjatë Javës së Modës në Paris. Pascal, ylli i serialit “The Last of Us,” ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndoqi me shumë entuziazëm çdo hap të motrës së tij në pistë, duke e mbështetur në mënyrë të veçantë. Ai ishte shoqëruar edhe nga aktorja Margot Robbie.
Lux, e cila është gjithashtu aktore dhe modele, po eci në pasarelë me një pamje elegante, që u kompletua me rruaza shumëngjyrëshe, këpucë ngjyrë gështenje dhe një çantë të zezë, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë audiencës. Pas shfaqjes, motra e Pedro tregoi emocionet e saj për praninë e tij: “Jam shumë e lumtur që vëllai im mundi të merrte pjesë në shfaqje sepse përqafimi i tij më pas ishte dhurata më e mirë ndonjëherë,” tha ajo për The Cut.
Ky moment i veçantë është një tjetër dëshmi e lidhjes së ngushtë mes dy vëllezërve, që e kanë mbështetur njëri-tjetrin gjatë gjithë jetës, madje edhe kur jetonin në vende të ndryshme. Pascal ka qenë gjithmonë pranë Lux, duke ofruar mbështetje dhe dashuri në çdo hap të karrierës së saj.