Wed, Oct 8, 2025

Zyrtare, shtyhet rikthimi i Barçës në Camp Nou

  • PublishedOctober 8, 2025

Zyrtare, shtyhet rikthimi i Barçës në Camp Nou

Shtyhet rikthimi i Barcelonës në Camp Nou. Katalanasit kanë bërë me dije se sfida e 18 tetorit ndaj Gironas do të mbahet në Estadi Olimpic Lluis Companys dhe jo në Camp Nou.

“FC Barcelona njofton se ndeshja që korrespondon me javën e nëntë të La Ligës, kundër Girona FC, e cila do të luhet të shtunën, më 18 tetor në orën 16:15, do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys”.

“Klubi vazhdon të punojë për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e Spotify Camp Nou dhe është në kontakt të përhershëm me Këshillin e Qytetit të Barcelonës në mënyrë që të jetë në gjendje të kryejë inspektimet përkatëse në ditët në vijim”.

“Në këtë kontekst, megjithëse pritet të marrë së shpejti licencën e parë për fazën 1A – gjë që do të lejonte një kapacitet deri në 27,000 spektatorësh – FC Barcelona do të punojë me qëllimin për t’u rikthyer në Spotify Camp Nou sapo të merret licenca që korrespondon me fazën 1B, gjë që do ta rrisë kapacitetin në 45,000 spektatorë”,- shkruan klubi.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net