“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP
Edhe pse kanë kaluar plot tre vite nga përfundimi i sezonit të dytë të Big Brother VIP Albania, ish-banorja e njohur Efi Dhedhes vijon të jetë një nga figurat më të komentuar të këtij formati që la gjurmë në publik.
Në një deklaratë të fundit, Efi ka reflektuar për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme, për marrëdhëniet që krijoi aty dhe për mënyrën se si publiku ende sot e komenton për lidhjet e saj me personazhe si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
“Ka komente, jo për Oltën, për Luizin më shumë. Ka akoma njerëz që kanë ngelur para tre vitesh. Unë nuk kam mllef për njeri. Çfarë ka kaluar ka qenë shumë e bukur. Nuk e fshijmë dot,”-është shprehur Efi me sinqeritet, duke treguar se nuk e ndjen më asnjë lloj ngarkese emocionale për ngjarjet e së kaluarës.
Efi pranoi se Big Brother ka qenë një periudhë që i ka ndryshuar shumë gjëra në jetë, duke i dhënë njohje të madhe publike, por edhe duke e mësuar të përballojë gjykimet e njerëzve.
“Ajo periudhë më ka forcuar shumë. Kam mësuar të mos reagoj ndaj çdo komenti dhe të mos e lejoj askënd të më ulë shpirtin. Çdo përvojë, edhe ajo më e vështira, më ka bërë më e fortë dhe më e ndërgjegjshme për veten,” – ka shtuar ajo në intervistë.
Ndër të tjera, Efi u shpreh se përpiqet të mos mbajë asnjë ndjenjë negative ndaj askujt dhe se e sheh me pozitivitet çdo raport që ka pasur, edhe me ish-banorët me të cilët ka pasur përplasje në shtëpi. “Unë nuk kam mllef për askënd. Gjithçka që ka ndodhur aty, ka qenë pjesë e një eksperiencë që sot e shoh me buzëqeshje. Ka qenë një periudhë shumë e bukur që s’mund ta fshijmë dot,” – tha ajo.