Thu, Oct 9, 2025

“Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”/ Olta Boka flet për muzikën dhe mëmësinë

  • PublishedOctober 9, 2025

“Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi”/ Olta Boka flet për muzikën dhe mëmësinë

Në një rrëfim për emisionin “Ftesë në 5”, këngëtarja e njohur Olta Boka, e cila prej kohësh ka qene e distancuar nga jeta publike, ka ndarë detaje të panjohura nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke folur me sinqeritet për ndryshimet që ka përjetuar ndër vite.

Gjatë bisedës me Bieta Sulon, Olta rrëfeu se periudha e mëmësisë e ka bërë të shohë ndryshe jetën dhe veten.

“Kam ndryshuar shumë. Tani e di saktësisht vendin tim dhe nuk lejoj më që të tjerët të më përcaktojnë kush jam,” tha ajo.

Këngëtarja pranoi se në fillimet e karrierës është përballur me shumë vështirësi dhe paragjykime. “Kam qenë tabelë qitje për pakënaqësi,” u shpreh Olta, duke shtuar se me kalimin e kohës ka mësuar ta shoh çdo eksperiencë si mësim.

Me humorin që e karakterizon, ajo zbuloi edhe një detaj interesant nga jeta familjare: gjatë shtatzënisë së saj të dytë, nuk i kishte treguar askujt, as familjarëve, as vjehrrit e vjehrrës. Arsyeja? Në të njëjtën periudhë, edhe kunata e saj ishte në pritje të ëmbël.

“E lashë që ta shijonin gëzimin e parë të saj. Pastaj, në ditëlindjen time, ua plasa lajmin!” – tregoi Olta me të qeshur, duke rikthyer atmosferën e ngrohtë që e shoqëron zakonisht.