Kiara e hoqi nga Instagrami, Dojna Mema: Unë as nuk thashë gjë për të
Moderatorja Dojna Mema, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. Gjatë një interviste per ‘Mirembrema Yje’, ajo është pyetur për marrëdhëniet me kolegët e ekranit dhe nuk ka nguruar të tregojë një detaj që ka befasuar ndjekësit: Kiara Tito nuk e ndjek më në Instagram.
Me çiltërsinë që e karakterizon, Dojna u shpreh se nuk e di arsyen pse Kiara e ka hequr nga lista e ndjekësve, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
“Kiara më ka hequr nga followers dhe nuk e di pse. Atë vit nuk kam bërë as Fun Club, nuk kam ndjekur as Big Brother, nuk kam thënë asgjë për askënd. Nuk e di, ndoshta padashje,”- tha ajo me një buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se nuk e merr si diçka personale.
Moderatorja shtoi se gjithmonë ka pasur një mendim të mirë për Kiara Titon dhe se e respekton për rrugëtimin e saj në ekran. “Nuk kam pasur kurrë asgjë për t’i thënë keq,”- u shpreh Dojna.
Deklarata e saj ka bërë menjëherë xhiron e mediave online, ku ndjekësit kanë nisur të komentojnë e të pyesin nëse mes dy moderatoreve të njohura ka ndodhur diçka që publiku nuk e di.
Ndërkohë, vetë Kiara nuk ka reaguar ende për këtë situatë.