Thu, Oct 9, 2025

Kombëtarja U-17 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”

  • PublishedOctober 9, 2025

Kombëtarja U-17 luan ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”

Shqipëria U-17 zhvilloi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Sllovenisë, e cila u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kuqezinjtë u mposhtën në këtë takim me rezultatin 3-1.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Luka, Himallari dhe Mali.

Pjesa e parë ishte e luftuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola. Në fraksionin e dytë, Sllovenia zhbllokoi rezultatin në minutën e 54-t me Koren Tian, ndërsa pas katër minutash Deen Okanovic realizoi golin e dytë.

Skuadra mike vulosi fitoren në minutën e 72-t, me golin e tretë të shënuar nga Tristan Kotar.

Pavarësisht disavantazhit, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe ngushtuan diferencën me golin e Mattias Allasufit.

Shqipëria U-17 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë më 11 tetor, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net