Thu, Oct 9, 2025

Ndalet Harry Kane, Tuchel konfirmon dëmtimin e kapitenit

  • PublishedOctober 9, 2025

Ndalet Harry Kane, Tuchel konfirmon dëmtimin e kapitenit

Në momentin e tij më të mirë, Harry Kane është i detyruar të ndalet. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por në ndeshjen e fundit me Bayern kundër Frankfurt, “bomberi” anglez ka marrë një goditje, fakt që e konfirmoi edhe trajneri Thomas Tuchel:

“Harry do të mungojnë kundër Uellsit. Ai mori një goditje gjatë ndeshjes me Bayern. Ndjen dhimbje në momentin kur godet topin. Është me rrezik nëse e aktivizojmë tani, pasi mund të marrë ndonjë goditje tjetër. Ne i dhamë atij një mundësi të rikuperohet, por kemi besim se mund ta kemi në dispozicion për takimit kundër Letonisë”, u shpreh Tuchel në konferencë për shtyp.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net