Në Angli të shqetësuar për Palmer, shtyhet rikthimi i fantazistit
Në Angli, por mbi të gjithë në radhët e Chelsea-t, janë shumë të shqetësuar për gjendjen e Cole Palmer. Fantazisti i bluve që nga 26 shtatorit është jashtë fushës së lojës, kjo pasi Palmer vijon të ketë shqetësime në ije. Në atë kohë, trajneri Maresca u shpreh se Palmer pritet të rikthehet pas pauzës së kombëtareve në tetor, por gjendja e tij nuk është përmirësuar.
Nga Anglia bëjnë me dije se Palamer është ende shumë larg rikthimit në fushë, nuk pritet të jetë Nottingham Forest më 18 tetor, me shumë mundësi nuk do të jetë as kundër Ajax në Champions. Rikthimi i tij i mundshëm parashikohet në fillim të muajit nëntor.
Jo vetëm Maresca, i shqetësuar për gjendjen e Palmer është edhe trajneri i përfaqësueses angleze, Thomas Tuchel, fundja tekniku gjerman e ka pasur në dispozicion vetëm në 2 takime nga 7: “Për herë të fundit ka qenë në grumbullim në qershor. Kjo është shqetësuese, sigurisht. Gjeja më e rëndësishme është që lojtari të rikthehet në fushë pa dhimbje pasi problemet me ijet është shumë të rrezikshme, mund të bëhet kronik”, u shpreh Tuchel.
Këtë sezon, Palmer ka luajtur vetëm 4 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me 52 ndeshje në total vetëm me Chelsea-n ku shënoi edhe 18 gola.
()
© BalkanWeb