Thu, Oct 9, 2025

Nga superyll në prag të falimentimit: Si e shpëtoi Victoria Beckham perandorinë e saj të modës

  • PublishedOctober 9, 2025

Nga superyll në prag të falimentimit: Si e shpëtoi Victoria Beckham perandorinë e saj të modës

Pas suksesit të dokumentarit “Beckham” në Netflix, këtë vit platforma sjell një tjetër rrëfim të thellë, kësaj here kushtuar Victoria Beckham. Dokumentari i ri zbulon sfidat dhe transformimin e saj nga një yll i muzikës pop në një figurë të respektuar të modës – një rrugëtim i mbushur me pasiguri, dështime, dyshime dhe ringritje.

Pas performancës së fundit të Spice Girls më 2000, Victoria ndodhej në një pikë kthese. “Jeta më dukej e ngadaltë, ndihesha e vetmuar. Nuk e dija çfarë të bëja më”, rrëfen ajo. E martuar me David Beckham që nga viti 1999 dhe nënë e re, ajo përballej me presionin publik për pamjen e saj dhe betejat e heshtura me çrregullimin në ushqyerje. “Fillova të kontrolloja peshën në mënyrë të pashëndetshme. Nuk kam qenë kurrë e sinqertë për këtë, as me prindërit”, tregon ajo.

Pas zhvendosjes në Spanjë në vitin 2003, mes thashethemeve për martesën dhe mungesës së drejtimit profesional, Victoria vendosi të ndërtojë një markë të sajën në modë. E refuzuar për vite nga figura si Anna Wintour, ajo më në fund fitoi respektin e industrisë – por jo pa pasoja. Marka e saj përjetoi humbje të mëdha financiare deri në vitin 2016, duke e vënë në rrezik gjithë përpjekjen. Vetëm pas një investimi të rëndësishëm në vitin 2017, gjërat nisën të ndryshonin.

Në vitin 2022, marka e saj doli nga humbjet për herë të parë. “Nuk u dorëzova, edhe kur askush nuk besonte. Kjo është forca ime”, thotë Victoria.

Dokumentari, tashmë i disponueshëm në Netflix, është një dëshmi e guximit të saj për të ecur përpara, përtej famës dhe paragjykimeve.