Rinovimi mbetet pezull, Chelsea tremb Juventus, tenton të josh Yldiz
Prej kohësh, Kenan Yildiz-Juventus po negociojnë për të rinovuar kontratën, me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që kërkojnë të blindojnë talentin e tyre më të madh. Nuk ka asnjë dyshim që palët synojnë të gjejnë një akord, por nga e thënë në të bërë në mes janë miliona euro. Ideja e Juves është të gjejnë një akord me talentin turk për të firmosur një kontratë të re deri në 2023. Nuk është kundër kësaj ideje as Yldiz dhe përfaqësuesit e tij, por fakti që nuk ka dalë ende “tym i bardhë” në Torino, do të thotë që mes palëve nuk ka ende një akord ekonomik.
Yldiz përfiton aktualisht 1,5 milionë euro në sezon, lojtari më pak i paguar në formacionin e Tudor. Sigurisht kjo është një pagë modeste për një lojtar që është në qendër të aspektit taktik, për këtë arsye me të drejtë përfaqësuesit e turkut kërkojnë një përmirësim të ndjeshëm të pagës, të paktën të shkojnë në 6 milionë euro, fundja një shifër të tillë e merr edhe David, thjesht sa për të bërë një krahasim. Për Juven dhe drejtuesit nuk është e lehtë që të kalojnë nga një pagë 1,5 milionë në 6 milionë euro, për këtë arsye firma mbi kontratë po vonon jo pak.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Chelsea, një nga skuadrat e shumta që është gati t’i plotësojë çdo kërkesë ekonomike fantazistit turk. Pikërisht përfshirja e Chelsea-t dhe e disa ekipeve të tjera, mund të bëjë që Juve të zbutet dhe t’i ofrojë Yldiz shumë që kërkon, në mënyrë që të mos humbasin një nga lojtarët me më shumë klas që Tudor ka në dispozicion.
()
© BalkanWeb