Thu, Oct 9, 2025

Sllovenia sfidon Kosovën, trajneri Kek: Ndeshje plot duele dhe agresivitet

  • PublishedOctober 9, 2025

Sllovenia sfidon Kosovën, trajneri Kek: Ndeshje plot duele dhe agresivitet

Trajneri i Sllovenisë, Matjaž Kek, bëri vlerësimin e tij para takimit ndaj Kosovës (Kualifikuese Botërori).

“Kjo do të jetë një sfidë me shumë duele dhe agresivitet. E dimë që Kosova ka nevojë për pikë dhe do të luajë me motiv të madh. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të tregojmë nivelin e duhur, përndryshe ndëshkimi vjen shpejt.

“Futbolli do të vazhdojë edhe pas këtyre ndeshjeve. Kemi një grup që po ndryshon, disa munguan në Evropian, por ata që janë këtu kanë treguar se e meritojnë. Nëse luajmë me kujdes dhe përkushtim, mund të marrim rezultat pozitiv,” theksoi trajneri slloven.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net