Fri, Oct 10, 2025

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

  • PublishedOctober 10, 2025

Kombëtarja, flet Ajeti: Problemet e Serbisë nuk ndikojnë, të bashkuar mund të fitojmë

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Shqipërisë, u shpreh se skuadra është gati për sfidën ndaj Serbisë. Ajeti, gjithashtu, tha se problemet që kanë serbët, nuk do ndikojnë te kjo ndeshje.

“Ne si profesionistë, në çdo stadium duhet të japim maksimumin. Ndoshta këtu është favor për ne, por të shikojmë nesër. Të gjithë jemi gati. Sot pas darkës, do e bëjmë një analizë më të saktë për ndeshjen ndaj Serbisë.

Krisje te Serbia? Nuk kam dëgjuar nga lojtarët që te flitet për këtë. Sido që të jetë, ne jemi të fokusuar për të dhënë maksimumin. Nëse bëjmë atë që duhet, besoj se do ia dalim”, tha Ajeti për Klan.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net