Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës
Barazim 2-2 mes Letonisë dhe Andorrës, në përballjen e grupit K të kualifikueseve të botërorit, aty ku është edhe Shqipëria.
Në Riga, mysafirët realizuan të parët me San Nicolas, por u përmbysën nga vendasit, me golat e Zelenkovs dhe Gutkovskis. Andorra nuk u dorëzua dhe mori një pikë, pas golit të Olivieras.
Letonia renditet në vendin e katërt me 5 pikë, ndërsa Andorra mbyll grupin me 1 pikë.
© BalkanWeb