Sat, Oct 11, 2025

Serbia blindon Leskovacin, 5 mijë policë të angazhuar, por “harrojnë” flamurin kuqezi

  • PublishedOctober 11, 2025

Serbia blindon Leskovacin, 5 mijë policë të angazhuar, por “harrojnë” flamurin kuqezi

Serbia e ka të vështirë të ndryshojë, edhe në ato raste ku në lojë nuk janë thjesht 3 pikët, por janë nën mbikëqyrje të rreptë nga FIFA, rrezikojnë jashtëzakonisht shumë edhe të pezullohen në rast se dështojnë sërish me organizimin e këtij takimi. Që në momentin kur ekipi kuqezi, së bashku me delegacionin, zbritën në Serbi, nuk munguan kontrollet e imtësishme, deri në kufijtë e absurdit.

Në rrugët e Nishit dhe deri në Leskovac më shumë ka prezencë të policisë së sa të tifozëve. Kjo konsiderohet një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, për këtë arsye janë angazhuar afro 5 mijë forca policie. Në stadiumin e Leskovacit, nuk pritet të jenë më shumë se 4 mijë tifozë, edhe pse ky stadium ka një kapacitet prej 6 mijë tifozësh, kjo sërish për arsye sigurie, për të pasur çdo gjë nën kontroll. Në stadium nuk lejohet hyrja pa mjete identifikimi edhe pse biletat nuk janë nxjerrje në shitje, por janë shpërndarë nga vetë Federata Serbe.

Pavarësisht se në Shqipëri u trajtuar në mënyrë të përkryer, Serbët e nisëm këtë takim me një lapsur shumë të rëndë, teksa nuk vendosën flamurin kuqezi në stadiumin e Leskovacit gjatë kohës kur përfaqësuesja kuqezi po zhvillonte aty seancën stërvitore, një detaj që premtuan ta rregullojnë gjatë ndeshjes.

 

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net