Sat, Oct 11, 2025

Sulmin e udhëheq “Katana”, Sylvinho me “artilerinë” e rendë në Serbi, synon 3 pikët

  • PublishedOctober 11, 2025

Sulmin e udhëheq “Katana”, Sylvinho me “artilerinë” e rendë në Serbi, synon 3 pikët

Ndaj Serbisë është një ndeshje që duhet fituar, beson Sylvinho dhe djemtë e tij, por problemi më i madh këtë periudhë ka qenë gjetja e golit, për këtë arsye tekniku kuqezi ka vendosur të “përziejë kartat”, pritet të hedh në fushë një formacion ndryshe, të paktën sa i përket fazës ofensive, ku si rrallë herë mund të shohim nga minuta e parë një tredhëmbësh të ri, Broja-Uzuni në krah në mbështetje të sulmuesit kryesor, Mirlind Daku.

Në portë mbetet titullar Strakosha, i cili do të ketë në mbrojtje Hysajn nga e djathta e Mitajn nga e majta, teksa në qendër do të jetë dyshja Ajeti-Gjimshiti.

112
112

Në mesfushë, Silvinho ka preferuar të ulë në stol Ramadanin dhe vendin e tij pritet ta zërë Qazim Laçi i cili do të rreshtohet së bashku me Shehun dhe Asllanin.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net