Sat, Oct 11, 2025

VIDEO/ Manaj “hesht” Serbinë në Leskovac, Shqipëria në avantazh pas 45 minutash

  • PublishedOctober 11, 2025

VIDEO/ Manaj “hesht” Serbinë në Leskovac, Shqipëria në avantazh pas 45 minutash

Serbi-Shqipëri 0-1

Pritjes i erdhi fundi, teksa në 20.45 luhet Serbi-Shqipëri. Pak më parë janë publikuar formacionet zyrtare, për takimin e vlefshëm për kualifikueset e botërorit. Si Sylvinho, ashtu edhe homologu Stojkovic, kanë vendosur për titullarët. Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho ka preferuar të luajë me më të mirët, në një sfidë ku do kërkohet fitorja. Në krahun tjetër, mungesat te serbët kanë detyruar Stojkovic që të bëjë disa ndryshime në formacion.

FORMACIONET ZYRTARE

SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Dragan Stojkoviç

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

Minutë pas minute:

45- Gol Shqipëria. Manaj realizon nga brendësia e zonës, e djathta vrasësese.

41- Mundësi e mirë për Asllanin.

29- Serbia pranë golit, Vlahovic gabon me një penallti në lëvizje. Asist perfekt i Kostic, por sulmuesi nuk finalizon si duhet.

25- Vlahovic nga distanca, pa rezultat.

22- Te Serbia  duhet të ndihen me fat, për pak sa nuk shkaktuan autogol. Devijimi i Mitrovic pritet nga portieri.

12- Provon Shqipëria, krosim i Hysaj për Manaj, topi shkon mbi portë.

9- Serbia në sulm. Qëndron e vendosur mirë prapavija kuqezi.

1- Nis ndeshja.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net