Vuçiç “merr në dorë” situatën, telefonon pronarin e hotelit ku qëndron kombëtarja kuqezi
Në Leskovac në mbrëmje, Serbia do masë forcat me Shqipërinë.
Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj sfide, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë Aleksandar Vucic.
Presidenti i Serbisë ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Detajet e bukura nga vendi ku qëndron delegacioni ynë janë prezente, pasi Shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni. Sfida nis në orën 20.45 dhe vlen për kualifikueset e botërorit.
© BalkanWeb