Sun, Oct 12, 2025

Bebe Rexha reagon plot emocion pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë

  • PublishedOctober 12, 2025

Bebe Rexha reagon plot emocion pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka shprehur emocionet e saj pas fitores madhështore të Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë. Me krenarinë që e karakterizon sa herë bëhet fjalë për rrënjët e saj, artistja ka ndarë në Instagram Story një moment nga ndeshja, duke shkruar:

“Yesssssssssss”

Postimi i saj u shoqërua me videon e fitores dhe flamurin kuqezi, si një shenjë e dashurisë dhe mbështetjes që ajo ka për vendin e origjinës.

Screenshot

Në një tjetër moment, Bebe ka shpërndarë edhe logon e faqes zyrtare të @albania_national_team, duke treguar se e ka ndjekur me emocion çdo sekondë të ndeshjes.

Ky reagim emocionues tregon edhe një herë krenarinë e artistes për rrënjët e saj shqiptare dhe mënyrën se si ajo i qëndron pranë Kombëtares në çdo përballje të rëndësishme.

Rexha, e cila prej vitesh ka arritur suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, nuk harron asnjëherë të tregojë dashurinë e saj për Shqipërinë dhe flamurin kuqezi, veçanërisht në momente të mëdha si kjo fitore historike.

Në rrjetet sociale, fansat shqiptarë kanë shpërndarë me krenari reagimin e saj, duke e falënderuar për mbështetjen dhe për faktin që edhe pse larg, Bebe Rexha mbetet një nga zërat më të dashur që përfaqëson Shqipërinë me dinjitet dhe zemër.