Kombëtarja fiton ndaj Serbisë, Rey Manaj përjetësohet në një grafit në mur në Mitrovicë
Pas golit historik ndaj Serbisë që i dha fitoren Shqipërisë në Leskovac, Rey Manaj është përjetësuar në Mitrovicë me një grafit në mur.
Artistët lokalë kanë zgjedhur momentin e festës me shqiponjë për të nderuar sulmuesin kuqezi, që i dhuroi shqiptarëve emocionin e paharrueshëm të fitores.
Grafiti është bërë shpejt atraksion për banorët dhe tifozët që ndalen për të bërë foto me portretin e Manajt. Shqipëria fitoi me rezultatin e ngushtë 0:1 në transfertë duke i shkaktuar humbjen Serbisë në shtëpinë e tyre.

Disfatë e cila i “hëngri kokën” trajnerit Stojkoviç.
© BalkanWeb