“Përkushtim maksimal, menaxhuam mirë ndeshjen”, Presidenti Duka: Festojmë dhe më pas mendojmë për të ardhmen
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka vlerësoi paraqitjen e kombëtares në fitoren 0-1 ndaj Serbisë.
Fjala e Dukës:
Pasi mbaron ndeshja kupton se je në ekzaltimin e festës. Nuk e mban mend çka ke thënë. Kemi festuar me njerëzit që kishim afër dhe me skuadrën.
Rezultat shumë i mirë. Sportivisht i rëndësishëm i domosdoshëm që na mban në garë për ëndrrën tonë.
Kemi drejtë të festojmë. Djemtë kanë dhënë maksimumin. Kur fiton duket që asgjë nuk është bërë keq. Kemi drejtë të festojmë dhe më pas të mendojmë për të ardhmen.
Organizimi ishte fantastik. Federata serbe i mori notat pozitive. Ne jemi pajtuar që të ndërrojmë vendin dhe jam i gëzuar që në një mënyrë ky është hap pozitiv në historitë negative që janë krijuar në përballjet tona.
Federata serbe e kishte obligim të bënte këtë organizim, pasi ne në Elbasan dhe Tiranë organizuam shumë mirë.
Fitorja shumë e bukur. Ishim të emocionuar deri në fund. Ekipi nuk e vuri në dyshim fitoren. Ne kishim mundësi për golin e dytë dhe u menaxhua shumë mirë ndeshja. Përkushtimi ishte maksimal. Fitore shumë e bukur.
© BalkanWeb