Rruga drejt Botërorit/ Shqipëria në vazon e 3-të në “Play Off”, rivalët e mundshëm
Shqipëria mundi 0-1 Serbinë në Leskovac, duke u afruar ndjeshëm me Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë, në rast se fitojnë me Andorrën, do të sigurojnë matematikisht këtë fazë.
Ndarja e vazove nuk është bërë ende, por për momentin, disa llogari të thjeshta mund të kryhen, madje Faqja e statistikave “Football Meets Data”, është marrë me diçka të tillë.
Sipas asaj që shkruhet, Shqipëria mund të jetë në vazon e 3-të, ku bëjnë pjesë edhe Hungaria, Sllovakia dhe Bosnja Hercegovinë. Sipas rregullit, një ekip i vendit të 3-të do masë forcat me një kundërshtar të vazos së dytë.
Në vazon e dytë janë Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia. Situata është hipotetike, pasi në nëntor gjërat mund të ndryshojnë.
Më pas, do të ketë katër çifte gjysmëfinaliste, nga ku do të dalin dy finalist. Natyrisht, gjithçka e kuptueshme, përfaqësueset që fitojnë finalet, kualifikohen në botëror. Rruga duket e gjatë për Shqipërinë.
📊 Current FIFA points for teams expected in WC playoffs (as of 11 Oct):
Pot 1: 🇮🇹 1712, 🇹🇷 1562, 🇺🇦 1551, 🏴 1527
Pot 2: 🇵🇱 1520, 🇨🇿 1505, 🇭🇺 1499, 🏴 1498
Pot 3: 🇸🇰 1476, 🇸🇮 1458, 🇦🇱 1396, 🇧🇦 1339
Pot 4: 🇷🇴 🇸🇪 🇲🇰 ☘️NIR (UNL entrants)▪️🇦🇱 enters Pot 3 in projected playoffs!…
— Football Meets Data (@fmeetsdata) October 11, 2025
© BalkanWeb