Mon, Oct 13, 2025

Elita Rudi “trazon” rrjetin me një shaka epike ndaj Gjikos: Policia po vjen

  • PublishedOctober 13, 2025

Elita Rudi “trazon” rrjetin me një shaka epike ndaj Gjikos: Policia po vjen

Elita Rudi, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në të qeshura pas një “pranku” epik që i bëri bashkëshortit të saj, reperit Gjiko. Në një video që publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit një pjesë të bisedës së saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruan se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.

Paniku i Gjikos dhe telefonatat e njëpasnjëshme

Menjëherë pas mesazhit, Gjiko reagon i shqetësuar, duke e telefonuar disa herë me radhë dhe duke kërkuar shpjegime.

“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”, dëgjohet ai duke pyetur me panik.

Kur Elita vazhdon shakanë, duke e siguruar se “tekniku” ndodhet ende në shtëpi, Gjiko bindet se situata është e rrezikshme dhe, në një moment frike, njofton policinë.

“A je normale?” – reagimi që po bën xhiron e rrjetit

Në fund, kur Elita zbulon se gjithçka ishte një shaka, reagimi i Gjikos është i paharrueshëm:

“A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.”

Videoja është bërë virale, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekës që e kanë cilësuar “shakanë më të fortë të vitit”. Në fund të videos, Elita i kërkon falje bashkëshortit për situatën që krijoi, ndërsa ndjekësit e përgëzojnë për kreativitetin dhe humorin që gjithmonë e karakterizon.