Kjo është lista e konkurrentëve për Fest 64!
Janë zbuluar emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e fundvitit. Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, me Drejtore Artistike artisten Elhaida Dani, ka shpallur zyrtarisht listën e artistëve që do të ngjiten në skenën magjike të këtij edicioni.
Këtë vit janë përzgjedhur 28 artistë, mes të cilëve spikasin emra të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të rëndësishme të artistëve që kanë lënë gjurmë në muzikën moderne, por edhe zëra të rinj që do të prekin për herë të parë skenën e festivalit një trampolinë e vërtetë për të nisur ngjitjen në karrierën e tyre muzikore.
Mes emrave që do të garojnë këtë vit është këngëtarja Fifi, e cila në këtë edicion vjen në duet me Tiri Gjocin, me të cilin ka bashkëpunuar edhe më herët. Po ashtu, në listë gjendet edhe Alis, i cili në Festivalin e 63-të u vlerësua me vendin e tretë me këngën “Mjegull”. Një tjetër rikthim është ai i artistit Vedat Ademi.
Në garë do të jenë edhe Evi Reçi, Sheila, Kamela Islamaj, Gerta Mahmutaj, Erik Lloshi, Enxhi Nasufi dhe Gresa Gjocera, ndërsa në këtë edicion rikthehen gjithashtu Lorenc Hasrama, Luna Causholli dhe Kleansa Susaj.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, gjatë muajit nëntor pritet të publikohen edhe këngët konkurruese të artistëve pjesëmarrës, duke i dhënë publikut mundësinë të njihen më herët me krijimet e tyre muzikore.
Lista e plotë
2 FARM
ALIS
EGZON PIRECI
ENDRI KAÇAÇI
ENXHI NASUFI
ERAND SOJLI
ERIK LLOSHI
EVI REÇI
FIFI & TIRI GJOCI
FRENSI
GERTA MAHMUTAJ
GHITI
GRESA GJOCERA & BLEDI KASO
INIS NEZIRI
KAMELA ISLAMAJ
KIMI
KLEANSA SUSAJ
LORENC HASRAMA
LUNA ÇAUSHOLLI
MALVINA LIKAJ
REZARTA SMAJA
RIGERSA LOKA
SARA KAPO
SAVJANA VJERDHA
SHEILA
SIHANA HAXHNIKAJ
THREEX
VEDAT ADEMI