Mon, Oct 13, 2025

Serbia në kaos total, “koka” e Stojkovic nuk mjafton

  • PublishedOctober 13, 2025

Serbia në kaos total, “koka” e Stojkovic nuk mjafton

Ishin të përçarë përpara derbit me Shqipërinë, por tani Serbia doli e shkatërruar nga disfata e pësuar në Leskovac. Dorëheqja e trajnerit Stojkovic është vetëm maja e ajsbergut, situata nuk duket premtuese as në një të ardhme të afërt, pasi tani asgjë nuk është më në dorën e tyre, madje mediat në vend e shohin të mbyllur këtë fazë kualifikuese, tani flasin për dështim dhe tradhti.

Menjëherë pas humbjes kundër Shqipërisë, Federata Serbe, në përpjekje për të zbutuar ambientin, doli me një njoftim zyrtar duke pranuar dorëheqjen e Stojkovic, për t’i besuar provizorisht stolin trajnerit të ekipit U-21, Zoran Mirković.

Në situatën ku ndodhet aktualisht Serbia, e përçarë në çdo aspekt, në Andorra udhëtojnë pa një trajner të parë dhe me 5 mungesa të sigurta. Kaosi është i madh edhe në përzgjedhjen e trajnerit të ri, ku së fundmi në skenë ka dalë edhe emri i Vladan Milojevic, trajneri aktual i Crverna Zvezdën.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net