Mon, Oct 13, 2025

Sfida në Leskovc, Reis Çiço: Tifozët serbë u sollën si mesjetarë në stadium, nuk heqin dorë nga urrejtja

  • PublishedOctober 13, 2025

Sfida në Leskovc, Reis Çiço: Tifozët serbë u sollën si mesjetarë në stadium, nuk heqin dorë nga urrejtja

Gazetari i njohur Reis Çiço, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, ka komentuar situatën rreth ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të Shqipërisë në Leskovc.

Çiço theksoi se përveç emocionit natyral sportiv që ka çdo lojtar gjatë ndeshjeve, në ekipin kombëtar shqiptar ngarkohen edhe emocione të tjera që dëmtojnë performancën e futbollistëve. “Kur luan futboll, lojtari ka emocion. Tek këtij emocioni i ngarkohen disa emocione ekstra sportive që i dëmtojnë lojtarët: Atdheu, fitorja, flamuri. Nuk kam dëgjuar që në kombëtaret si Franca, Italia, apo të tjera të përmenden këto gjëra,” u shpreh Çiço. Ai shtoi se nëse këto emocione shmangen, do të ketë rezultate më të mira.

Sa i përket tifozëve serbë, gazetari u shpreh se edhe pse biletat ishin të selektuara dhe kontrolluara, ai përsëri pa një turmë që dukej sikur vinte nga mesjeta, duke brohoritur sloganin “Kosova është Serbi”.

“Kanë një urrejtje që nuk heqin dorë,” theksoi Çiço, duke iu referuar atmosferës tensionuese dhe qëndrimeve armiqësore që vazhdojnë të shfaqen në stadiume.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net