Tue, Oct 14, 2025

“Dua ADN-në time”: Jennifer Aniston flet hapur për vendimin për të mos adoptuar

  • PublishedOctober 14, 2025

“Dua ADN-në time”: Jennifer Aniston flet hapur për vendimin për të mos adoptuar

Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka ndarë për herë të parë në mënyrë të sinqertë arsyen pse ka zgjedhur të mos adoptojë një fëmijë, pas një përvoje të gjatë dhe të dhimbshme për t’u bërë nënë. Në një rrëfim emocional për podkastin “Armchair Expert”, Aniston tha se për më shumë se dy dekada ka provuar të mbesë shtatzënë përmes fekondimit in vitro (IVF), por pa sukses.

“Ka një moment kur kupton se nuk është më në dorën tënde,” tha ajo, duke pranuar se tashmë është pajtuar me realitetin e infertilitetit.

Aniston, 56 vjeç, theksoi se adoptimi nuk ka qenë asnjëherë një alternativë që e ka marrë në konsideratë: “Nuk dua të adoptoj. Dua ADN-në time tek një person i vogël. Mund të duket egoiste, por kështu e kam ndjerë gjithmonë.”

Ylli i “Friends”, e cila ka kaluar vite nën presionin e mediave për mungesën e një fëmije, tha se ndonëse kjo nuk ishte pjesë e planit të saj, tani ndihet e qetë dhe e plotësuar me jetën që ka ndërtuar.

Në intervista të mëparshme, ajo ka folur edhe për stigmën që gratë përballin kur nuk bëhen nëna, duke theksuar se “gratë janë të plota me ose pa fëmijë”.

Sot, Aniston gëzon një periudhë të qetë në jetën personale, ndërsa vazhdon suksesshëm karrierën si producente dhe aktore në serialin “The Morning Show”.