Wed, Oct 15, 2025

Brad Pitt mund të kishte vdekur në xhirimet e ‘F1

  • PublishedOctober 15, 2025

Brad Pitt mund të kishte vdekur në xhirimet e ‘F1

Regjisori Joseph Kosinski kujtoi së fundmi një nga momentet më të frikshme të xhirimeve të filmit “F1” me yllin e njohur të Hollywood-it Brad Pitt, duke zbuluar se si aktori i Hollywoodit mund të kishte humbur jetën në një nga skenat më të rrezikshme. Në një shfaqje speciale që kishte ndodhur në Muzeun e Akademisë së Filmit në Los Angeles, Joseph Kosinski tregoi se përpjekjet për të xhiruar garat në Las Vegas ishin veçanërisht tepër të rrezikshme.

“Pjesa më e frikshme ishte padyshim Las Vegasi,” tha Kosinski. “Gomat nuk kishin shumë kapje, dhe Brad nuk pati mundësi ta praktikonte pistën para xhirimeve, sepse ajo hapet vetëm tri ditë në vit.” Kosinski përshkroi situatën si një moment ku duhej të “mbanin gishta të kryqëzuar”, pasi nëse Pitt bënte një gabim, ai mund të përplastej me barrierat e pistës.

Megjithatë, Pitt performoi shkëlqyer gjatë këtyre xhirimeve, dhe regjisori theksoi se ishte fat që aktorët, përfshirë Pitt dhe Damson Idris, kishin talente natyrale. Kosinski zbuloi gjithashtu se Pitt ishte shumë i trishtuar kur xhirimet po përfundonin, kështu që i dhanë mundësinë të shijonte disa xhiro shtesë.

“F1” do të debutojë në Apple TV më 12 dhjetor, dhe pritet të bëhet një hit global.