Wed, Oct 15, 2025

Dojna Mema reagon pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejtë

  • PublishedOctober 15, 2025

Dojna Mema reagon pas deklaratave të Kiara Titos: Kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejtpërdrejtë

Pas zhurmës që u krijua në rrjet për ndjekjen dhe heqjen nga Instagrami mes saj dhe moderatores Kiara Tito, Dojna Mema ka reaguar në Instastory me një postim. Ajo ka publikuar një bisedë private në WhatsApp ku i thuhet nga motra e saj “Hiqe Kiara Titon”, ndërsa më pas ka ndarë një mesazh të gjatë duke theksuar se gjithmonë i jep përgjigje të drejtpërdrejta çdo pyetjeje, qoftë edhe para kamerave.

“Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, kam mjaftueshëm kёllqe për t’u përgjigjur drejt. E bëj edhe për rehatinë time, që të mos mbaj mend gënjeshtra. Tema është e varfër, ndaj nuk shoh interes të veçantë për ta zgjatur më shumë publikisht. Ditë të mbarë,” – shkruan ajo, duke publikuar dhe mesazhin me motrën, aty ku thotë; Unë as nuk fola keq për të’

Duket se Dojna ka zgjedhur ta mbyllë këtu këtë debat publik, duke mos dashur ta zgjasë më tej çështjen me Kiara Titon.

Ky debat vjen pasi Dojna Mema rrefeu te ‘Mirëmbrëma Yje’ se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Ndërkohë, kjo e fundit, teksa ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në ‘Goca dhe Gra’, tha se ishte Dojna ajo e cila e ka hequr nga rrjeti social.