“Humbja ndaj Shqipërisë dhemb ende”, Mitrovic beson: Shqipëria do ta ketë të vështirë ndaj Andorrës
Në Serbi djeg ende humbja e pësuar përballë Shqipërisë, por suksesi 3-1 ndaj Andorrës mban në lojë rivalët tanë të përjetshëm. Për sa kohë matematika ia lejon, Aleksandar Mitrovic beson, në sytë e tij, Shqipëria nuk do ta ketë të lehtë në Andorra:
“Fatkeqësisht, humbja kundër Shqipërisë ende dhemb, por ne reaguam pozitivisht dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ishte sfiduese, shpresojmë që Shqipëria të dështojë në atë transfertë, jo një ndeshje e lehtë në Andorrë. Kështu që pas ndeshjes do të veçoja vetëm ato tre pikë dhe do të vlerësoja trajnerin dhe ekipin e tij që bënë një punë fantastike. Ata kishin vetëm një ditë dhe analizuan gjithçka. Kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe për sa kohë që ka shpresë, ne do të luftojmë. Çfarëdo që të ketë ndodhur, ka ndodhur. Për sa kohë që ka një fije shprese, ne do të luftojmë, për të bërë më të mirën tonë. Ne besojmë në një mrekulli. Kushdo që beson në mrekulli, ndonjëherë ato bëhen realitet”, u shpreh Mitrovic.
()
© BalkanWeb