“Ikja nga Inter ishte një e mirë për të gjithë”, Asllani tani sfidon Napolit: Futemi në fushë për të fituar
Mjafton të shohësh asistin e tij për Brojën, në golin që Shqipëria realizoi përballë Jordanisë, për të kuptuar klasin që Asllani ka në këmbët e tij, por mesfushorit kuqezi sot më shumë se kurrë i duhen më shumë minuta në këmbë, i duhet të ndjejë veten i rëndësishëm, pjesë të projektit. Kjo ishte një nga arsyet pse Asllani u largua nga Inter për t’u transferuar te Torino. Mesfushori rikthehet në dispozicion të Torinos në formë të shkëlqyer, por kalendari i rezervon këtë fundjave sfidën me Napolin:
“Tani rikthehemi, e dimë që përballë do të kemi Napolin, një ndeshje shumë e vështirë. Çdo herë që zbresim në fushë futemi për të fituar. Në çdo stërvitje jemi kompetitiv mes nesh, japim maksimumin, por jo çdo herë shkon mirë, ashtu si ndaj Parmës”, u shpreh Asllani duke u ndalur më pas tek kalimi i tij te Torino:
“Më vjen keq pasi u largova nga një grup fantastik, nga një shoqëri e madhe, por ky ndryshim ishte i mirë për të gjithë, për mua për Inter. Jam shumë i lumtur që ndodhem te Torino, e doja shumë të isha këtu. Të gjesh një grup që të do të bën mirë për t’u përshtatur. Konkurrenca me Brozovic dhe Calhanoglu? Kam pasur vështirësitë e mia, por jam i lumtur për rrugëtimin që kam bërë. Tani është radha ime për të treguar veten”, u shpreh Asllani.
()
© BalkanWeb