Wed, Oct 15, 2025

Lajm i keq për Barcelonën, sulmuesi rrezikon El Classicon

  • PublishedOctober 15, 2025

Lajm i keq për Barcelonën, sulmuesi rrezikon El Classicon

Lajm i keq për Barcelonën. Katalanasit duhet të bëjnë pa Raphinha-n për një kohë  të gjatë, pasi braziliani ende nuk është duke u stërvitur me ekipin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai pritet të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme, kundër Girona-s e Olympiacos.

Raphinha pati probleme në kofshë gjatë sfidës me Real Sociedad dhe ende nuk është rikthyer në grup për t’u stërvitur.

Raphinha rrezikon të mos kthehet në kohë as për El Clasicon, kundër Real Madridit në Santiago Bernabeut, sfidë kjo e programuar të luhet me 26 tetor.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net