Wed, Oct 15, 2025

Shoot-i me Justin Bieber, Kim Kardashian: Nuk do e bëja më kurrë!

  • PublishedOctober 15, 2025

Shoot-i me Justin Bieber, Kim Kardashian: Nuk do e bëja më kurrë!

Kim Kardashian ka rrëfyer një nga gabimet e saj më të mëdha gjatë një interviste të fundit në podcastin Call Her Daddy. Ajo ka reflektuar mbi një fotosesion të vitit 2010 me këngëtarin Justin Bieber për Elle Magazine, i cili tani i duket si një moment i pazakontë dhe i papërshtatshëm, sidomos duke marrë parasysh diferencën e moshës ndërmjet tyre.

Bieber ishte vetëm 16 vjeç, ndërsa Kardashian 29 vjeçe kur realizuan shoot-in, një skenë ku ata shfaqeshin duke flirtuar dhe duke vrapuar së bashku në plazh. Ajo e përshkroi këtë moment si diçka që ngjante me filmin The Graduate, me të duke luajtur rolin e “Mrs. Robinson”, ndërsa Bieber ishte i ri dhe i papjekur.

Në podcast, Kardashian tha: “Nuk di si u miratua kjo, nuk e di kush mendoi se kjo ishte normale. Nuk kishte asgjë të çuditshme gjatë shoot-it, por tani që e shikoj mbrapa, mendoj se ndoshta nuk ishte më e përshtatshme.”

Megjithatë, ajo theksoi se asgjë nuk ndodhi gjatë shoot-it. “Familja e Justin ishte atje, dhe gjithashtu edhe Selena Gomez, e dashura e tij në atë kohë,” shtoi ajo. “Nuk kishte asgjë të çuditshme, por tani kur e shikoj, pyes vetën kush mendoi që kjo ishte një ide e mirë?”

Kim po ashtu ndau një detaj nga videoja për shoot-in, ku tregon se e kishte njohur Bieber-in në një darkë të Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dashur ta lidhte me motrën e saj, Kendall Jenner. Sipas Kim, Bieber kishte bërë një shaka duke thënë se “ai nuk do të lidhej me motrën time, ai më pëlqente mua”, që gjithçka ishte një humor i pafajshëm.

Kardashian e përmbylli duke theksuar se tani, pas shumë vitesh, ndjen se ky shoot ishte një situatë që nuk do të ndodhte më, dhe se e ka bërë atë të mendojë dy herë për vendimet që merr.

https://youtu.be/9CtVzeDyr9k