Wed, Oct 15, 2025

Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë

  • PublishedOctober 15, 2025

Spektakël kuqezi, nga golat e shkëlqyer te rekordi i Hysajt, Shqipëria është “zjarr” pas Serbisë

Triumfi historik ndaj Serbisë bën me krah legjionarët kuqezi. Në “Air Albania”, ndaj Jordanisë zhvilluan një miqësore spektakolare, gjithçka shkoi në mënyrë perfektë, gola shumë të bukur, lojtarë që debutuan për herë të parë, Hysaj që vendos një rekord historik, praktikisht Sylvinho dhe të gjithë mbyllën një tetor të shkëlqyer duke ndezur edhe një herë ambientin rreth ekipit përfaqësues.

Ashtu siç pritej, Sylvinho bëri një rotacion thuajse të plotë, duke hedhur një fazë ofensive ndryshe, me Dakun në qendër i mbështetur nga dyshja Asani-Hoxha, por dhe një mesfushë të re ku Asllanit-Shehut iu bashku përpara edhe Bajrami. Pas një përgjumje në mbrojtje që solli golin e avantazhit të Jordanisë, në fundin e pjesës së parë, Bajrami gatoi golin e barazimit duke detyruar miqtë të devijonin në portën e tyre.

Sylvinho nuk i ndali ndryshimet edhe në fraksionin e dytë ku u dhuroi debutimin me fanellën kuqezi dy lojtarëve, Gripshi dhe Klisman Cake. Në fushë nga minuta e 61-të zbriti edhe Broja. “Bomberi” kuqezi mori një assist me telekomandë nga Asllani duke finalizuar plot klas, një gol shumë i bukur që çliron sulmuesin kuqezi. Një super gol realizoi edhe Arbër Hoxha, me sulmuesin që me një predhë të vërtetë shënoni golin e tij të parë me fanellën kuqezi.

Shqipëria e kthehu në show pjesën e mbetur të këtij takimi, me Brojën që ftoi Bajramin që të kompletonte pokerin kuqezi. Sfidë historike edhe për Elseid Hysaj i cili shndërrohet në lojtarin me më shumë ndeshje me fanellën kuqezi, 94 ndeshje, si askush tjetër më parë. Goli i Jordanisë në fund vlen thjesht për statistika, kjo ishte një ndeshje fantastike ku të gjithë e shijuan pafund.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net