A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit
Ish banorja e “Big Brother Vip Albania” Loredana Brati, ka ngjallur kureshtje tek ndjekësit e saj pas një postimi në Instagram që lë të kuptohet për një rikthim të mundshëm në ekran.
Në një pyetje që i ka ardhur nga ndjekësit – “Dua të të shikojmë në ekran, na thuaj po” – Loredana është përgjigjur shkurt, por domethënës: “Kismet, shpejt”.
Kjo ka mjaftuar që komentet dhe reagimet të shpërthejnë, me shumë prej fansave që shpresojnë ta shohin sërish në ndonjë emision televiziv apo projekt të ri mediatik.
E veshur me një fustan elegant të bardhë dhe pozicionuar në studion e “Goca dhe Gra”, fotoja që shoqëron postimin shton edhe më shumë misterin rreth asaj që mund të vijë. Në Goca dhe Gra, ajo ka qene ne rolin e moderatores per një sezon.
Edhe pse nuk ka dhënë detaje të tjera, përgjigjja e saj lë të kuptohet se një rikthim në ekran është vetëm çështje kohe. Fansat mbeten në pritje ndoshta “shumë shpejt”, siç ka premtuar vetë ish banorja e BBVA.
Kujtojmë se kohët e fundit ajo u përfol për raportin me Don Xhonin, pas lidhjes që kishte në Big Brother Vip Albania me Jozin. Me këtë të fundit, Lori i ka shkëputur marëdhëniet.